Reagon ashpër gruaja e futbollistit shqiptar, flet për poshtërim dhe dhunë: E lashë unë atë! (Foto)

  • 03 January 2018 - 10:41
Reagon ashpër gruaja e futbollistit shqiptar, flet për poshtërim dhe dhunë: E lashë unë atë! (Foto)

Modelja shqiptare, Erjona Sylejmani, ka prekur edhe nje here tjeter ceshtjen e ndarjes se saj me futbollistin shqiptar, Blerim Xhemaili.

Ajo ka treguar pse është ndarë me mesfushorin e Përfaqësueses së Zvicrës, ne nje interviste per NZZ. Teksa ka postuar shkrimin ne Instagram, ka komentuar:

erjona sulejmani blerim interviste

“Im shoq nuk ma ka hequr mbiemrin e tij, dhe nuk është akoma ish-i. Para se të kritikoni mundohuni të hiqni injorancën, sidomos për çështjet ligjore. Sidoqoftë, burrin tim e lashë unë dhe jo ai mua. Me guximin dhe dinjitetin që shumë gra nuk e kanë duke preferuar të mbajnë avantazhet e pasurisë me koston e çdo poshtërimi dhe dhune psikologjike”.

Blerimi dhe Erjona kanë një djalë së bashku. Ndarja e tyre shkaktoi befasi, teksa thuhet se Blerimi e ka akuzuar per keqperdorim te mbiemrit te tij.

(Kosova Sot)