Mancini s’e hedh poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e Italisë - Sport - Kosova Sot
Mancini s’e hedh poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e Italisë

Mancini s’e hedh poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e Italisë

Trajneri i Zenit St Petersburg, Roberto Mancini, ka thënë se nuk e hedh poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë.

Kombëtarja italiane është pa trajneri pas shkarkimit të Giampiero Venturas, i cili dështoi ta dërgonte Italinë në Kupën e Botës Rusia 2018.

Arsyeja për mos emërimin e trajnerit të ri është kryesisht për shkak se Federata e Futbollit e Italisë nuk ka president, pasi Carlo Tavecchio dha dorëheqje, me Mancinin që nuk e përjashtohen veten nga mundësia për t’u bërë trajner i Kombëtares.

“Më duket se presidenti i Federatës duhet të zgjidhet para trajnerit”, ka thënë Mancini për Tiki Taka.

“Por, nuk e hedh poshtë mundësinë, dhe mendoj se e njëjta vlen edhe për trajnerët tjerë. Kombëtarja është shumë e rëndësishme dhe kur je trajner, nuk mund të hedhesh poshtë asgjë”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)

22 orë e 15 minuta më parë
19/08/18