Përfaqësuesit e Hazardit në kontakt me Real Madridin

  • 09 January 2018 - 14:19
Përfaqësuesit e Hazardit në kontakt me Real Madridin

Eden Hazard mund të jetë edhe më afër Real Madridit, sipas Radio Monte Carlo.

Real Madridi e sheh Eden Hazardin si njërën prej blerjen të verës së ardhshme. Zidane e pëlqen shumë belgun, i cili tashmë i ka refuzuar dy oferta nga Chelsea për rinovimin e kontratës.

Radio Monte Carlo raporton se gjiganti spanjoll i ka ruajtur kontaktet me lojtarin belg.

Një prej arsyeve të forta për transferimin e tij është se Zidane e pëlqen atë shumë. Për më tepër, mediat franceze kanë siguruar se Hazard nuk i ka pranuar oferta për rinovimin e kontratës me Chelsean në muajt e fundit, teksa duket qartë se e ardhmja e tij është larg klubit londinez.

Madje, edhe vetë babai i Hazardit e ka konfirmuar se i biri i ka refuzuar ofertat e skuadrës së vet sepse është në pritje të Real Madridit.

(Kosova Sot)