Presidenti i Basaksehir flet për takimin me Arda Turanin

  • 09 January 2018 - 17:19
Presidenti i Basaksehir flet për takimin me Arda Turanin

Barcelona është duke menduar që të largojë disa futbollistë dhe në krye të listës është Arda Turan.

Turku nuk është në planet e Ernesto Valverdes, ndërsa së fundmi ai ka pasur një takim me presidentin e Istanbul Basaksehir, Goksel Gumusdag.

U flit se palët kanë diskutuar mundësinë e largimit të lojtarit nga Camp Nou dhe kjo u konfirmuar nga presidenti i klubit turk.

“Ne e duam Arda [Turanin] që të bëjë histori me ne” ka thënë Gumusdag për Marca.

Mësohet se takimi ka qenë frytdhënës për të dyja palët.

Basaksehir është i gatshëm të paguajë 5 milionë euro për lojtarin që tani ka mbushur 30 vjet.

Pas ardhjes së Philippe Coutinhos, turku nuk ka më vend në klub.

(Kosova Sot)