As skuadra kineze nuk e dëshiron Aubameyangun

  • 09 January 2018 - 17:20
As skuadra kineze nuk e dëshiron Aubameyangun

Pierre Emerick Aubameyang që një kohë të gjatë është duke kërkuar largimin nga Borussia Dortmund, por asnjë skuadër e madhe evropiane nuk po paguan çmimin e kërkuar nga gjermanët

Ditët e fundit u fol për arritjen e një marrëveshjeje mes Borussia Dortmund dhe Guangzhou Evergrande për transferimin e Pierre Emerick Aubameyang për vlerën e 72 milionë eurove.

Por nga Kina rezulton se e gjithë kjo histori nuk është e vërtetë, pasi drejtuesit e klubit të Guangzhout kanë mohuar akordin, ndërkohë që Federata Kineze bëri të ditur se do të bëjë hetimet e saj.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Guangzhou thekson se lajmi për blerjen e kartonit të Aubameyang për 72 milionë Euro që e kalon kufirin e normës së lejuar nga Federata, është i pabazuar.

Në të njëjtën kohë në këtë komunikatë theksohet se edhe vetë klubi gjerman e ka përgënjeshtruar arritjen e këtij akordi. 

(Kosova Sot)