Kerr tregon tmerrin që përjetoi në takimin e parë me legjendën Jordan

  • 10 January 2018 - 17:33
Kerr tregon tmerrin që përjetoi në takimin e parë me legjendën Jordan

Steve Kerr dhe Michael Jordan fituan së bashku 3 tituj kampionë në NBA, por takimi i parë i tyre ka hyrë në histori

Steve Kerr, trajneri më i suksesshëm aktualisht në NBA e ka kthyer kohën pas dhe kujton vitin e tij të parë në NBA, për më shumë takimin me më të madhin e historisë së basketbollit, Michael Jordan. ‘Ishte viti 1988 dhe unë isha zgjedhur nga Phoenix Subs në draftin e dytë dhe nuk kisha një kontratë të garantuar.

Për më tepër në një nga ndeshjet e para duhej të përballesha me Michael Jordan. Kujtoj në një moment të ndeshjes qe ishte pranë pankinës dhe më tha: hej bjond shiko pak këtu! Mori topin në dorë dhe në një duel një kundër një me Dan Majerle i bëri një zhytje në fytyrë. Ishte e tmerrshme për mua dhe kuptova që nuk isha ende gati për atë nivel basketbollit’, tregon trajneri Kerr.

Pak vite më vonë Steve Kerr me kërkesë të trajnerit Phil Jackson u transferua nga Phoenix Suns te Chicago Bulls, ku përkrah Michael Jordan arriti të fitonte 3 tituj kampionë në NBA. 

(Kosova Sot)