​Roma vendos për Nainggolan

  • 10 January 2018 - 18:25
​Roma vendos për Nainggolan

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka vendosur të fal mesfushorin Radja Nainggolan, pas videove të tij për festën e Vitit të Ri, ku shfaqet duke pirë cigare dhe i dehur

Italiani thotë se nuk ka asnjë çështje Nainggolan, pasi lojtari ka kërkuar falje dhe ky gabim i lojtarit tashmë është harruar.

“Nuk ka asnjë çështje Nainggolan, pasi futbollisti kërkoi falje dhe shkoi në tribunë së bashku me drejtuesit e skuadrës. Gjithnjë është stërvitur mirë  dhe do të jetë titullar ndaj Interit”, deklaroi trajneri i Romës.

“Pezullimi i tij ishte një zgjedhje etike dhe morale, por tani do të doja të flisja më shumë se çfarë do të bëjmë për të kthyer Romën e 20 ditëve më parë”.

Nainggolan pritet të luajë nga fillimi në ndeshjen e ardhshme të Romës në Serie A ndaj Interit.

(Kosova Sot)