Yerry Mina mbërrin në Barcelonë
Blerja e dytë e Barcelonës gjatë afati kalimtar dimëror, qendërmbrojtësi Yerry Mina, ka ateruar në Barcelonë pasditen e sotme.
Ai ka mbërritur në Barcelonë bashkë me xhaxhain dhe përfaqësuesin e vet, Jair Mina.
“Nga Guachene drejt botës! Yerry Mina dhe përfaqësuesi i tij, Jair Mina, tashmë po fluturojnë drejt Barcelonës”, ka shkruar Mi Seleccion në Twitter.
Lajmi për mbërritjen e tyre është konfirmuar edhe nga Radio Caracol.
Lajmi është bëri i ditur nga faqja zyrtare, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjet e gjysmë, e cila do ta mbaj atë në Camp Nou deri në verë të vitit 2023.
“Barcelona dhe Palmeiras kanë arritur marrëveshje për transferimin e Yerry Mina për 11.8 milionë euro”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Lojtari ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh dhe është blerja e dytë pas Philippe Coutinhos.
(Kosova Sot)