Lila mbështet Dukën: “Na ke udhëhequr drejt ëndrrave tona të fëmijërisë” (Video) - Sport - Kosova Sot
Lila mbështet Dukën: “Na ke udhëhequr drejt ëndrrave tona të fëmijërisë” (Video)

Lila mbështet Dukën: “Na ke udhëhequr drejt ëndrrave tona të fëmijërisë” (Video)

Armand Duka kërkon mandadit e pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe pas shumë futbollistëve, edhe Lila e ka mbështetur 55 vjeçarin.

Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, ka rikandiduar dhe e kërkon mandatin e pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Për këtë, Duka ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, i cili shpreson se do t’i fitojë ai sërish zgjedhjet.

“Të uroj me zemër të fitosh dhe suksese. Na ke udhëhequr drejt ëndrrave tona të fëmijërisë. Suksese President”, ka shkruar Lila në rrjetet sociale.

Zgjedhjet për strukturat drejtuese të FSHF-së do të mbahen më 7 shkurt në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.

(Kosova Sot)

30 minuta më parë
22/05/18