“Shfrytëzuam dobësinë e Marcelos” - Sport - Kosova Sot
“Shfrytëzuam dobësinë e Marcelos”

“Shfrytëzuam dobësinë e Marcelos”

Wass ka zbuluar se pika më e dobët e Realit ishte krahu i Marcelos dhe plani i Celta Vigos ishte që të sulmonte gjithmonë nga ana e brazilianit.

Daniel Wass, njeriu që i shënoi supergol Real Madridit në barazimin 2:2 të Celta Vigos ditë më parë, tregoi se si ekipi bëri planin që të sulmojë nga krahu i brazilianit, Marcelo, i cili edhe ishte fajtori kryesor për dy golat e pësuar të Los Blancos dhe sulmet e njëpasnjëshme të Vigos.

Ky barazim 2:2 në xhiron e 18’të, e la Real Madridin 16 pikë prapa Barcelonës duke e futur edhe më shumë në krizë.

“E dinim se Marcelo jo gjithmonë dëshiron të kthehet prapa dhe lë shumë hapësira, ne e shfrytëzuam këtë dhe bëmë punë të mirë. Është gjithmonë speciale të shënosh kundër një ekipi si Reali”, tha Was për sajtin danez “Bold.dk”.

“Pranova top të mirë nga ana e Iago Aspas dhe e pash që Keylor Navas ishte paksa jashtë portës dhe kur ai mbuloi këndet, nuk kisha çfarë të bëja tjetër pos të tentoj në atë mënyrë. Ishte tentim i suksesshëm dhe natyrisht jam i lumtur për atë gol”, shtoi 28 vjeçari.

(Kosova Sot)

11 orë e 16 minuta më parë
13/11/18