Interi dhe Barcelona shumë pranë marrëveshjes për yllin brazilian

  • 16 January 2018 - 16:19
Interi dhe Barcelona shumë pranë marrëveshjes për yllin brazilian

Interi dhe Barcelona janë pranë arritjes së marrëveshjes për huazimin e mesfushorit Rafinha te gjiganti italian me opsion për ta blerë në fund të sezonit.

E përditshmja spanjolle “AS” ka mësuar se Interi dhe Barça janë pranë rënies në ujdi dhe se Rafinha mund të largohet nga “Camp Nou” gjatë janarit.

Interi është i etur ta sjellë brazilianin në “Giuseppe Meazza” fillimisht si të huazuar me Barçën që i kërkon 40 milionë euro si opsion për Interin për ta blerë.

Megjithatë, kjo e fundit ofron 20 milionë euro plus bonuse.

Sot, palët janë takuar dhe negociatat kanë avancuar me Rafinhan që mezi pret t’i bashkohet gjigantit italian.

Ai pritet që në parim të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Interin, pas huazimit gjashtëmujor.

(Kosova Sot)