Koreja Veriore dhe Koreja Jugore garojnë nën një flamur në Lojërat Olimpike Dimërore

  • 17 January 2018 - 15:10
Koreja Veriore dhe Koreja Jugore garojnë nën një flamur në Lojërat Olimpike Dimërore

Koreja Veriore dhe Koreja Jugore kanë rënë në ujdi për të marshuar së bashku nën një flamur të vetëm të “Koresë së Bashkuar” në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen nga muaji i ardhshëm në Jug.

Po ashtu, ato janë pajtuar edhe të zbresin në fushë me një ekip të përbashkët të hokejit në akull në konkurrencën e femrave, pas bisedimeve të rralla në fshatin e armëpushimit, Panmunjom, raporton BBC.

Këto janë bisedimet e para të nivelit të lartë mes dy Koreve në më shumë se dy vite.

Lojërat do të mbahet nga 9 deri 27 shkurt në Pyeongchang të Koresë Jugore.

(Kosova Sot)