Drita po vëzhgon

  • 18 January 2018 - 08:58
Drita po vëzhgon

SKUADRA GJILANASE ENDE NUK KA BËRË NDONJË PËRFORCIM NË AFATIN E JANAR

Stinori pranveror pritet të jetë shumë "i nxehtë" dhe mjaft interesant

"Është e vërtetë që nuk kemi bërë ende asnjë përforcim. Jemi duke pritur dhe jemi në biseda me dy lojtarë, të cilët përshtaten në këtë grup, mirëpo edhe nëse nuk arrijmë marrëveshje me ta, jam i kënaqur edhe me këtë kontingjent që kemi. Sa u përket ekipeve të tjera, ato kanë bërë disa lëvizje, por nuk është se kanë sjellë ndonjë përforcim që nuk e njohim", ka thënë trajneri i Dritës, Bekim Isufi
Drita është njëra nga konkurrentet kryesore në luftë për titullin e kampionit, mirëpo, çuditërisht ajo ende nuk ka bërë asnjë lëvizje në afatin kalimtar të janarit, duke i befasuar paksa njohësit e futbollit. Kur jemi në ditën e 18-të, Drita mbetet e heshtur dhe duket se ajo po e vëzhgon situatën dhe klubet e tjera sesi po përforcohen. Skuadra gjilanase në afatin kalimtar të verës ishte më e zhurmshmja, duke u vlerësuar si skuadra më e përforcuar dhe kjo duket se ka bërë që në janar të jetë më e kujdesshme. Gjithsesi, për trajnerin e saj Bekim Isufi, ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se në ditët në vazhdim mund të ketë lëvizje. Aktualisht, Isufi duket se po i analizon rivalët e tyre sesi po përforcohen para se të reagojë. Isufi e pranon se nuk kanë bërë asnjë ndryshim, por thotë se edhe klubet e tjera nuk është se kanë bërë ndryshime të mëdha.

Grup profesional

Ish-futbollisti i Dritës tash trajner i saj, Bekim Isufi, ka thënë se ai ka një grup shumë profesional të lojtarëve dhe kjo e ka lehtësuar punën e tij. Përkundër motit që ka filluar të prishet, plani i punës po realizohet sipas parashikimeve dhe kjo e bën Isufin të jetë shumë i kënaqur me skuadrën e tij. "Përgatitjet janë duke shkuar sipas planit, vullneti në këtë fazë është shumë i madh dhe po vërehet të lojtarët. Kemi një grup shumë profesional me të cilët lehtë është për të punuar, klima dhe kushtet na e kanë lehtësuar punën dhe po shpresoj se kështu do të vazhdojmë. Me një fjalë, gradualisht jemi duke e arritur formën fizike të dëshiruar", ka thënë për gazetën "Kosova Sot", Bekim Isufi, skuadra e të cilit në pranverë pritet të ketë fjalën kryesore sa i përket luftës për titull.

Sivjet është paralajmëruar një afat kalimtar shumë i pasur, por deri më tash po i mungon spektakli, madje Drita është njëra nga skuadrat që fare nuk ka lëvizur kur gjysma e afatit kalimtar veçse ka kaluar. "Është e vërtetë që nuk kemi bërë ende asnjë përforcim. Jemi duke pritur dhe jemi në biseda me dy lojtarë, të cilët përshtaten në këtë grup. Mirëpo, edhe nëse nuk arrijmë marrëveshje me ta, edhe me këtë kontingjent jam i kënaqur që e kemi", ka thënë Isufi, duke i komentuar më pas lëvizjet e skuadrave të tjera, ku, sipas tij, as ato nuk janë që kanë bërë diçka të madhe. "Ekipet e tjera kanë bërë disa lëvizje, por nuk është ndonjë përforcim që nuk e njohim. Gjithsesi, mbetet të shihet sesa të qëlluara janë këto lëvizje që i kanë bërë. E mira është se shumë ekipe kanë një qëllim dhe një objektiv dhe sigurisht për të arritur atje ndikojnë shumë faktorë. Kryesorja është se do të kemi një kampionat shumë të ekuilibruar që e bën garën tejet joshëse", ka përfunduar Bekim Isufi. Drita pas 18 ndeshjeve të stinorit vjeshtor është në pozitën e 3-të me 30 pikë të tubuara, katër më pak sesa Llapi në vendin e parë dhe dy më pak sesa Prishtina në vendin e dytë. Kjo është arsyeja që e bën Dritën të cilësohet si njëra nga kandidatet kryesore në luftë për titullin e kampionit.

(Kosova Sot)