Wenger e pranon, duam shkëmbim lojtarësh me Unitedin

  • 18 January 2018 - 10:58
Wenger e pranon, duam shkëmbim lojtarësh me Unitedin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ata e duan Henrikh Mkhiaryan në vend të Alexis Sanchez

Sulmuesi kilian Alexis Sanchesz është shumë pranë kalimit në Manchester United, ndërsa Arsenal në anën tjetër pritet të marrë Henrikh Mkhitaryan.

Kjo është konfirmuar nga trajneri Wenger, i cili tha se i pëlqen shumë armeni.

“Mkhitaryan pjesë e marrëveshjes? Kjo është ajo që unë e di. Po, natyrisht. Më pëlqen si lojtarë dhe është një mundësi”, tha Wenger gjatë konferencës për media.

Por, Wenger tha se edhe pas ardhjes së Mkhitaryan, ata sërish do të tentojnë transferimin edhe të një lojtari tjetër. 

(Kosova Sot)