Neymar nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me PSG-në

  • 18 January 2018 - 15:47
Neymar nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me PSG-në

Marcos Motta, përfaqësuesi ligjor i yllit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, ka zbuluar se kontrata e brazilianit me klubin nuk përmban klauzolë lirimi.

Së fundmi, mediat kanë raportuar se sensacioni braziliani është duke hasur në telashe për t’i mësuar me jetën dhe rrethanat e reja pas transferimin nga Barcelona në Paris për një shumë rekord në vlerë 222 milionë euro, disa muaj më parë. 

Besohet se Real Madridi është i interesuar për ta bërë një lëvizje tronditëse duke e sjellë në “Santiago Bernabeu” ish-lojtarin e Barcelonës, për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, Marcos Motta, anëtar i ekipit ligjor të Neymarit, ka konfirmuar se nuk ekziston ndonjë klauzolë lirimi në kontratën e lojtarit.

“Mund t’ju garantojë se në kontratën e Neymarit nuk ka klauzolë për lirimin e tij në tregun e transferimeve”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot)