Balotelli shumë afër Juventusit

  • 22 January 2018 - 12:41
Balotelli shumë afër Juventusit

Mario Balotelli raportohet se është afër transferimit në Juventus.

Mario Balotelli është lajmi i ditës. Sipas mediave italiane, ish sulmuesi i Milanit e Interit është afër arritjes së marrëveshjes me Juventusin për t’u transferua në verë te Zonja e Vjetër si lojtar i lirë, shkruan The Sun.

Ish-futbollisti i Manchester City ka realizuar 17 gola për Nice këtë sezon dhe Juve e sheh si zëvendësues ideal për Gonzalo Higuain, që shpesh është larg formës më të mirë.

Raportohet se çelësi për këtë transferim është Mino Raiola, i cili ka marrëdhënie të mira me Juven – skuadër në të cilën e transferoi në vitin 2017 Blaise Matuidin.

Përveç Balotellit, si lojtar i lirë Juves pritet t’i bashkohet gjatë verës edhe Emre Can nga Liverpooli. 

Image

 

 

(Kosova Sot)