Shaqiri: Kam nevojë dhe dua të shënoj gola

  • 23 January 2018 - 11:56
Shaqiri: Kam nevojë dhe dua të shënoj gola

Xherdan Shaqiri ka thënë se ishte zemëruar me veten pas ndeshjes së Stoke City ndaj Huddersfield në fundjavë.

Kosovari i përfaqësueses së Zvicrës kontribuoi në fitoren 2-0 të skuadrës së tij me një asist, por edhe vetë ka mundur të shënonte gol në një rast përballë portierit kundërshtar Jonas Lossl.

“Më duhet të stërvis më shumë rreth shënimit të golave”, ka thënë Shaqiri.

Ai ka thënë se është i zëmëruar me veten edhe pse i lumtur me performancat.

“Jam i kënaqur me performancen time, por edhe goxha i zemëruar që nuk i shfrytëzova rastet. Më duhet të shënoj dhe dua të shënoj”, ka shtuar kosovari.

Pavarësisht se a shënon a jo, Shaqiri thotë se dëshiron që Stoke të vazhdojë të punojë fort. 

(Kosova Sot)