Bayerni mposht Milanin (Video)

  • 04 August 2015 - 23:05
Bayerni mposht Milanin (Video)

Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në ndeshjen në kuadër të Audi Cup kundër Milanit.

Golin e parë për skuadrën e Bayernit e shënoi Bernat në minutën e 24’ të takimit.

Në minutën e 74’ Mario Gotze shënon për të dyfishuar epërsinë e Bayernit.

Dhe, në minutën e 85’ Robert Lewandowski shënon për të vulosur fitoren e Bayernit në këtë takim.