Ylli i Bundesligës kërkohet nga 8 klube të mëdha evropiane

  • 06 February 2018 - 14:57
Ylli i Bundesligës kërkohet nga 8 klube të mëdha evropiane

Hiç më pak se tetë klube evropiane e dëshirojnë mesfushorin e talentuar të Schalkes, Max Meyerin, raporton Bild.

Në mesin e atyre që e duan mesfushorin janë edhe Barcelona e Arsenali, transmeton Express.

Meyerit i skadon kontrata me klubin në fund të këtij sezoni, por Schalke pritet që shumë shpejt ta marrë një vendim për të ardhmen e 22-vjeçarit.

Mediat gjermane raportojnë se Meyer ka afat deri më 20 mars të vendosë nëse dëshiron të nënshkruajë kontratë të re apo të largohet si transfer i lirë. 

(Kosova Sot)