Zyrtare: Liverpool transferon një qendërmbrojtës
Liverpool edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin kolumbian, Anderson Arroyo
Afati kalimtar i dimrit është mbyllur që disa ditë, por kjo nuk e ka ndalur Liverpoolin që të nënshkruajë me mbrojtësin kolumbian, Anderson Arroyo.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra angleze, ndërsa lojtari është huazuar deri në verën e vitit 2019 te skuadra spanjolle, Real Mallorca, që garon ë Segunda Division.
“Liverpool ka kompletuar nënshkrimin e Anderson Arroyo, i cili menjëherë ka kaluar në Real Mallorca në huazim 18 mujor”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.
Mbrojtësi 20 vjeçar është transferuar nga skuadra e Fortaleza CEIF.
(Kosova Sot)