Zv.presidenti i UEFA-s: Qeveria të mos nderhyjë në futboll

  • 07 February 2018 - 10:38
Zv.presidenti i UEFA-s: Qeveria të mos nderhyjë në futboll

Në një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme, zv.presidenti i UEFA, Grigor Surkis foli në lidhje me rregullat dhe iu bëri të qartë të pranishmëve, që UEFA është në dijeni të gjërave që ka ndodhur së fundi.

Surkis kërkoi që të zbatohej marrëveshja e arritur me presidentitn Rama dhe politika të mos ndikonte në proces.

“I nderuar zv.ministër i sportit. Të nderuar koleg përfaqësues nga federata e Kosovës. Në emër të delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s, si një shërbyes i juaj, kam kënaqësinë të vizitoj këtë Asamble. Dhe tu jap ju urimet më të mira nga presidenti i UEFA-s Ceferin.

Jam i befasuar nga mënyra sesi e duan futbollin në këtë vend. Kjo i lejon Shqipërisë të zërë një vend të dukshme futbollin Botëror. Vendi juaj ka prodhuar futbollist të njohur në gjithë Europën. Si Hysaj dhe Thomas Strakosha.

Jemi ne dijeni te ngjarjeve qe kanë ndodhur se fundmi! I kërkova Rames qe te zbatohej marrëveshja qe arritëm! Duam qe zgjedhjet te jene krejtësisht të lira! Nëse kjo nuk ndodh UEFAnuk do te toleroje! Ndërhyrja , qeverise do te ishte i pajustifikueshëm! Parimet tona janë bazike dhe te pakontestueshme” u shpreh Surkis.

(Kosova Sot)