Zidane dëshiron të shes Iscon

  • 07 February 2018 - 20:16
Zidane dëshiron të shes Iscon

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka vendosur të shes Iscon gjatë verës së ardhshme

Isco Alarcon po luan edicionin e tij të fundit në Real Madrid, pasi pritet të largohet gjatë verës së ardhshme, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Këtë vendim e ka marrë trajneri Zinedine Zidane, i cili ka humbur besimin në spanjollin.

Ai preferon që para tij të luajë uellsiani Gareth Bale, i cili është kthyer në formë dhe ka lënë pas lëndimet.

Në anën tjetër menjëherë ka interesim të skuadrave të mëdha evropiane për Iscon, ndër to edhe Manchester City, Liverpool, Juventus, Bayern Munich dhe Arsenal. 

(Kosova Sot)