Infrastruktura, 'Thembra e Akilit'

  • 08 February 2018 - 08:37
Infrastruktura, 'Thembra e Akilit'

PROBLEMET E SPORTEVE ME DORË NË KOSOVË 

Financat, problemi tjetër për sportistët kosovarë 

Klubet dhe sportistët në Kosovë ballafaqohen me shumë probleme, ku dy kryesorët janë infrastruktura e dobët dhe problemet financiare. Kjo ua vështirëson në masë të madhe klubeve të zhvillojnë aktivitetet e tyre normalisht, derisa sportistët përballen me vështirësi pothuajse çdo ditë.

Infrastruktura dhe problemet financiare vlerësohet si dy problemet kryesore në sportin kosovar. Derisa problemi i parë i kushtë- zon klubet t'i zhvillojnë aktivitetet e tyre normalisht, ky i dyti bën që, sportistët të përballen çdo ditë me probleme. Miratimi i Ligjit për Sponsorizime shihet si shpëtim për sportin e Kosovës, ndryshe do të do të jetë e vështirë që ketë suksese në arenën ndërkombëtare. Nëse kompanitë investojnë në sport, atëherë, do të lirohen 30 % nga tatimet. 

Dy nga problemet kryesore në sportin kosovar mbeten infrastruktura e dobët dhe problemet financiare 

Shumë palestra nuk i plotësojnë kushtet për gara

Njeriu që i ka kushtuar jetën palestrës, trajneri i volejbollit, Naser Krasniqi, ka theksuar se sporti i Kosovës ballafaqohet me problemetë ndryshme. "Problemi i sporteve me dorë në Kosovë, në përgjithësi është infrastruktura sportive. Objektet janë të vjetra dhe nuk është investuar me vite. Madje, edhe në ato që janë ndërtuar e rinovuar, nuk ka pasur përkujdesje për këto objekte, ku shumë prej tyre janë shkatërruar. Shumica e palestrave në Kosovë nuk i plotësojnë kushtet për gara, pasi janë shumë të ftohta gjatë dimrit, dhe nuk ka kushte për t'i zhvilluar garat, as vendore dhe as ndërkombëtare", është shprehur Naser Krasniqi për gazetën "Kosova Sot". Ai ka shtuar se shumica e qyteteve në Kosovë ballafaqohen me problemin e infrastrukturës, dhe ky problem qëndron edhe në kryeqytet."Asnjëra nga palestrat në Prishtinë nuk i plotëson të gjitha kushtet për gara, dhe dy palestrat janë shumë të ngarkuara, për të mos thënë të stërngarkuara, dhe është shumë vështirë të gjesh termin të lirë për ndeshje dhe për stërvitje. Shpenzimet janë marramendëse dhe klubet nuk kanë mundësi t'i mbulojnë shpenzimet e ngrohjes për palestra dhe menaxhimin e tyre", ka theksuar tutje trajneri i njohur i volejbollit për gazetën "Kosova Sot". Ai ka marrë shembull klubin e tij, Prishtina Volley, ku detyrohet që çdo ditë të udhëtojë në Fushë Kosovë, vetëm për të stërvitur në kushte pak më të mira.

Së fundi miratimi i Ligjit për Sponsorizime mund të shpëtojë shumë klube, pasi nëse investohet në sport, atëherë kompanitë do të lirohen 30 % nga tatimet

Rrezikojnë edhe shëndetin në fushë

Madje, sportistët rrezikojnë edhe shëndetin për t'u stërvitur siç duhet."Të gjitha sportet kolektive që luhen me dorë si basketbolli, hendbolli dhe volejbolli, sot e kanë vështirë që të zhvillojnë aktivitetet e tyre normalisht, madje në temperatura që nuk i përballon organizimi njerëzor. Kur stërviten në kushte, atëherë rrezikojnë edhe shëndetin e tyre. Nëse stërvitin në kushte të tilla, atëherë edhe nuk mund të kërkohet suksese në arenën ndërkombëtare", ka nënvizuar trajneri Naser Krasniqi për gazetën "Kosova Sot". Së fundi miratimi i Ligjit për Sponsorizime mund të shpëtojë shumë klube, pasi nëse investohet në sport, atëherë kompanitë do të lirohen 30 % nga tatimet."Pas luftës është investuar shumë në sportin e Kosovës, madje, edhe pa interes dhe të papranuar në arenën ndërkombëtare. Edhe pse ky ligj është vonuar, sepse kemi rënie të cilësisë në sportet kolektive, është shumë i mirëpritur dhe shpresojmë se do të gjejmë në përkrahje tek kompanitë e mëdha dhe të mesme. Prapë se prapë shpresa po e mban gjallë akoma sportin e Kosovës. Shpresoj se do të ketë lëvizje pozitive", ka përfunduar Naser Krasniqi për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)