“Conte të lë për të vdekur pas çdo stërvitjeje” - Sport - Kosova Sot
“Conte të lë për të vdekur pas çdo stërvitjeje”

“Conte të lë për të vdekur pas çdo stërvitjeje”

Mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini ka zbuluar se sa e vështirë është për një futbollist të stërvitet nën urdhrat e Antonio Contes.

Ai ka thënë se Conte i lë lojtarët për të vdekur pas seancave stërvitore.

Conte është duke u kritikuar ashpër në “Stamford Bridge” pasi Chelsea renditen në vendin e katërt në Premierligës pas dy humbjeve radhazi.

48-vjeçari i kaloi tri sezone në Juventus, ku e fitoi kampionatin italian Serie A në të tri sezonet, si dhe ka qenë trajner i Chiellinit edhe gjatë kohës së tij në krye të Kombëtares italiane.

Chiellini, i cili i ka 96 paraqitje për Italinë, ka zbuluar se sa shumë kërkonte Conte, madje edhe në stërvitje.

“Conte s’e bën këtë vetëm në ndeshje. E bën tërë ditën, në çdo seancë stërvitore. Ai është si rreshter policor”, ka thënë Chiellini për Daily Mail.

“Kur ta mbarosh stërvitjen, je i vdekur. Jo i lodhur, por i vdekur”, ka shpjeguar ai. 

(Kosova Sot) 

21 orë e 29 minuta më parë
27/05/18