Moment tmerri në garat me vetura, John Tondro godet lopën teksa voziste makinën me shpejtësi prej 180 kilometra në orë (Video) - Sport - Kosova Sot
Moment tmerri në garat me vetura, John Tondro godet lopën teksa voziste makinën me shpejtësi prej 180 kilometra në orë (Video)

Moment tmerri në garat me vetura, John Tondro godet lopën teksa voziste makinën me shpejtësi prej 180 kilometra në orë (Video)

Ky është një moment i tmerrshëm kur një ngasës godet në një lopë teksa voziste veturën me shpejtësi të madhe në garën Parker 425 në SHBA.

Gara që u zhvillua nëpër shkretëtirën e Arizonas, ka sjell një prej aksidenteve më të pazakonshme në botën e garave me automobilizëm.

John Tondro ishte duke vozitur automobilin e tij me një shpejtësi prej 180 kilometra në orë, kur ndodhi aksidenti që fatmirësisht pos dëmeve materiale, nuk e dëmtoi amerikanin.

Image

 

J.T., siç e thërrasin miqtë, gjatë garës në Arizona goditi disa lopë që po truponin rrugën gjersa gjithë momentin e kishte filmuar kamera që gjendet brenda veturës.

Vetura e shoferit shihet teksa rrotullohet të paktën tre herë dhe përfundon në fund të shtegut ndërsa lopa ngordh pas goditjes së tmerrshme që merr.

Gara e vendosur në Parker të Arizonas ishte rraskapitëse dhe shtegu ishte i gjatë 425 kilometra – prandaj ka marrë emrin Parker 425.

Përfundimisht, pas shumë orësh të mbushura me pluhur, Andy McMillin korri fitore në SHBA. 

(Kosova Sot)

 

10 orë e 25 minuta më parë
14/11/18