Lippi: Interit i mungojnë lojtarë kampionë në skuadër

  • 09 February 2018 - 10:54
Lippi: Interit i mungojnë lojtarë kampionë në skuadër

Marcello Lippi beson se Interit i mungojnë lojtarë kampionë për të luftuar për titullin e kampionit në Serie A.

Interi ishte skuadër e pamposhtur në katër muajt e parë të sezonit, derisa u mposht 3-1 nga Udinese dhe që prej atëherë nuk e ka fituar asnjërën prej tetë ndeshjeve të radhës duke e rrezikuar edhe pjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve.

 

E kuptoj palumturinë e tifozëve. Madje edhe ky sezon, pas një fillimi fantastik, është shuar, humbur", ka thënë trajneri i Kombëtares së Kinës, Marcello Lippi.

Ai ka insistuar se Mauro Icardi e kryen 90 për qind të punës në Inter në mungesë të lojtarëve të mëdhenj.

“Të jemi të sinqertë, përveç Icardit, i cili i shënon 90 për qind të golave, Interi ka lojtarë të mirë por jo të jashtëzakonshëm”, ka shtuar ai.