Llullaku drejt transferimit te Virtus Entella - Sport - Kosova Sot
Llullaku drejt transferimit te Virtus Entella

Llullaku drejt transferimit te Virtus Entella

Virtus Entella është kamerdarja e kuqezinjve për të shpëtuar sezonin.

Pas mbrojtësit Naser Aliji që ishte pa ekip, në klubin e Serisë B italiane do të transferohet edhe sulmuesi Azdren Llullaku, që pas aventurës së pafat në Kazakistan.

E ardhmja e 29-vjeçarit është rrethuar nga misteri dhe befasia. Kjo për faktin se pas prishjes së kontratës me Astanën, u duk sikur karriera e Llullakut do të vazhdonte në Premierligën kazake me Ordabasin.

Prej disa ditësh sulmuesi i ishte bashkuar ekipit të ri në Turqi për fazën përgatitore, madje në miqësoren e së mërkurës, të barazuar 2-2 me çekët e Sllovaçkos luajti titullar dhe shënoi njërin prej golave të skuadrës së tij.

Entuziazmi për këtë paraqitje u venit shumë shpejt, pasi sipas burimeve pranë futbollistit, Llullaku dhe klubi i Ordabasit nuk firmosën kontratë, pasi nuk ranë dakord për detajet e marrëveshjes.

Prej situatës së krijuar, kuqeziu mori menjëherë avionin drejt Bolognas, ashtu siç e konfirmoi edhe në faqen e tij në “Instagram”.

Udhëtim jo i rastësishëm, sepse në Itali është fare pranë mbylljes së akordit me Virtus Entellan.Edhe pse merkato në Serinë B është mbyllur, djaloshi nga Istogu mund të përfitojë nga rregulli i transferimit si lojtar i lirë dhe mund të realizojë ëndrrën për të luajtur në vendin ku është rritur dhe pranë familjes së tij.

(Kosova Sot)

21 orë e 22 minuta më parë
22/08/18