Presidenti i LA Galaxyt, Klein aludon në transferimin e suedezit: Ibrahimovic për momentin është lojtar i Manchesterit

  • 10 February 2018 - 11:06
Presidenti i LA Galaxyt, Klein aludon në transferimin e suedezit: Ibrahimovic për momentin është lojtar i Manchesterit

Presidenti i LA Galaxy, Chris Klein ka folur rreth spekulimeve të mediave për interesimin e klubit amerikan rreth veteranit të Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Kalimi i Ibrahimovicit te skuadra amerikane ka temë e mediave angleze para fillimit të sezonit në SHBA, por Klein ka hedhur poshtë për momentin këtë mundësi të transferimit.“Ne nuk jemi askund”, tha ai, duke shtuar se “nuk do të doja të komentoja për momentin këtë transfer”.

I pyetur nëse mund të konfirmojë se bisedimet janë në vazhdim e sipër, Klein tha se “Ne nuk do të konfirmojmë atë. Është e padrejtë, sepse ka kontratë me në një klub tjetër”.

Por, trajneri i skaudrës së Galaxyt, Sigi Schmid pranon se ardhja e mundshme e suedezit, do të kishte ndikim të madh te skuadra.

“Nëse ndodh kjo, atëherë do të mendojmë për rrethanat e reja”, tha ai dhe shtoi “Tani për tani, jam duke e përgatitur grupin që kam. Ai është një lojtar i madh. Lojtarët e mëdhenj kanë një ndikim në ekip”.

Suedezi aktualisht është duke rimarrë veten pas një lëndimi të pësuar muaj më parë dhe pritet t’i bashkohet skuadrës së Unitedit, me të cilët ka kontratë të vlefshme deri në qershor të këtij viti.

Image

 

(Kosova Sot)