Dramatike:Borea mposht Trepçën, Rahoveci fiton ndaj Kerasan Prishtinës - Sport - Kosova Sot
Dramatike:Borea mposht Trepçën, Rahoveci fiton ndaj Kerasan Prishtinës

Dramatike:Borea mposht Trepçën, Rahoveci fiton ndaj Kerasan Prishtinës

KB Borea ka arritur të mposhtë KB Trepçën në një ndeshje dramatike që u zhvillua në “Karagaçi”.

Rezultati ishte i barabartë pas përfundimit të kohës së rregullt, 70-70, dhe ishin vazhdimet që sollën fituesin.

Borea fitoi pas vazhdimeve me rezultat 79-76.

Në ndeshjen tjetër Rahoveci e mposhti Kerasan Prishtinën me rezultat 89-67. Te Rahoveci shkëlqyen Junious Poërell me 25 pikë, e Arian Qallaku me 18 pikë. Kurse te Kerasani më i miri ishte Kreshnik Muçolli me 16 pikë.

Rahoveci tani mban vendin e tretë me 30 pikë, Kerasani në vendin e fundit ka 23 pikë. Përderisa Trepça mban vendin e 5 me 27 pikë, e Borea në një vend më poshtë ka 24 pikë. 

(Kosova Sot)

17 orë e 20 minuta më parë
23/09/18