Ronaldo arrin 550 gola në karrierë në nivel klubi, realizon het-trik të përkryer - Sport - Kosova Sot
Ronaldo arrin 550 gola në karrierë në nivel klubi, realizon het-trik të përkryer

Ronaldo arrin 550 gola në karrierë në nivel klubi, realizon het-trik të përkryer

Cristiano Ronaldo e ka arritur shifrën mbresëlënëse prej 550 golave në karrierë në nivel klubi, pas tregolëshit që e realizoi në fitoren e thellë të Real Madridit ndaj Real Sociedadit të shtunën mbrëma.

Superylli portugez shënoi në minutat 27, 37 dhe 80 në fitoren 5-2 të Real Madridit në kuadër të javës së 24-të të La Ligës spanjolle.

Pas këtij het-triku, Ronaldo tani ka plot 550 gola në 745 paraqitje në karrierën e tij për tri klube të ndryshe. Nga totali i 550 golave, 5 i ka shënuar për Sportingun, 118 për Manchester Unitedit dhe 427 për Real Madridin.

(Kosova Sot)

3 orë e 55 minuta më parë
18/06/18