Pritjes së gjatë i vjen fundi, rikthehet Liga e Kampionëve.

  • 13 February 2018 - 10:36
Pritjes së gjatë i vjen fundi, rikthehet Liga e Kampionëve.

Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super ndeshje në 1/8 e finales të kësaj gare.

Manchester City do të luajë në udhëtim ndaj Baselit, ndërsa Juventusi do të jetë nikoqir i Tottenhamit në formë.

Të dy ballafaqimet do të luhen nga ora 20:45.  

Juventus do të jetë pa një numër lojtarësh kyçë për këtë përballje, me Paulo Dybalan, Juan Cuadradon, Blaise Matuidi dhe Stephan Lichtsteinerin të lënduar.

Ndërsa, Tottenhamit do t’i mungojnë Toby Alderweireldi dhe Kyle Walker-Petersi.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Rugani, Chiellini, Benatia, Sandro; Marchisio, Pjanic, Khedira; Bernardeschi, Higuain, Mandzukic.

Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Lloris; Trippier, Vertonghen, Sanchez, Davies; Dembele, Dier, Eriksen, Alli, Son; Kane.

(Kosova Sot)