Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll, sot zhvillohen pesë ndeshje

  • 18 February 2018 - 09:42
Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll, sot zhvillohen pesë ndeshje

Sot do të zhvillohen pesë ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, në kuadër të pjesës së dytë të sezonit

Vala Superliga e Kosovës në futboll sot do të kthehet në aksion pas dy muajve pushim, me disa përballje shumë interesante.

Derbi kryesor do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës që renditet në vendin e dytë dhe kampionit vjeshtor Llapit.

Përballje tjera mjaft interesante do të jenë edhe Drita – Feronikeli dhe kampioni Trepça ’89 – Vëllaznimi.

Në ndeshjet tjera sot takohen, Liria – Vllaznia e Pozharanit dhe Drenica – Besa e Pejës, ndërsa nesër do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 19 ndërmjet Flamurtarit dhe Gjilanit.

Të gjitha këto takime zhvillohen nga ora 12:30.

(Kosova Sot)