Nuk ndalet Atletico Madridi, shënoi Diego Costa

  • 18 February 2018 - 18:21
Nuk ndalet Atletico Madridi, shënoi Diego Costa

Atletico Madridi e ka fituar derbin kundër Athletic Bilbaos, duke triumfuar 2-0 në stadiumin “Wanda Metropolitano.

Diego Costa ka shënuar tjetër gol me fanellën e Atletico Madridit në fitoren 2-0 kundër Athletic Bilbaos.

Ish sulmuesi i Chelsea realizoi për 2-0 në minutën e 80’, kurse golin e epërsisë e shënoi Kevin Gameiro në minutën e 67’të.

Pas kësaj fitore, Atletico ka shkuar në kuotën e 55 pikë, shtatë më pak se Barcelona – 10 më shumë se Real Madridi.

(Kosova Sot)