Marchisio largohet nga Juventusi?

  • 20 February 2018 - 12:33
Marchisio largohet nga Juventusi?

Claudio Marchisio më shumë mundësi do ta braktisë Juventusin gjatë verës me MLS-në si destinacion të mundshëm të tij, ka mësuar Goal.com

Mesfushori italian nuk është paraqitur për gjigantin italian në dy ndeshjet e fundit, në Ligë të Kampionëve kundër Tottenhamit dhe në derbi ndaj Torinos në Serie A.

Trajneri Massimiliano Allegri e ka preferuar Stefano Sturaron në javët e fundit, duke ia dhënë mundësinë atij të luajë nga fillimi kundër Torinos në vend të Marchisios.

Ndërkohë, bashkëshortja e Marchisios, Roberta Sinopoli, e ka shfaqur zemërimin e saj në Instagram, duke shkruar: “Toleranca e arrin kufirin e respektit të ndërsjellë, por kur ta kalojë, atëherë transformohet”. 

(Kosova Sot)