Chelsea dhe Bayern në garë për yllin e Dortmundit

  • 21 February 2018 - 10:22
Chelsea dhe Bayern në garë për yllin e Dortmundit

Chelsea dhe Bayern Munich janë futur në garë për adoleshentin e talentuar të Borussia Dortmundit, Christian Pulisicin.

Chelsea e ka identifikuar Pulisicin si synim të verës, por do të përballet me konkurrencë nga Bayerni.

Dortmundi ngurron ta shesë 19-vjeçarin, i cili mund të nxisë një luftë ofertash për të në mesin e disa top klubeve evropiane gjatë afatit kalimtar të verës.

Bayerni e dëshiron Pulisicin për t’i zëvendësuar Franck Riberyn dhe Arjen Robennin në moshë, ndërsa Chelsea e do atë për ta mbuluar largimin e mundshëm të Willianit apo Eden Hazardit. 

(Kosova Sot)