Krenari dhe përgjegjësi, pjesëmarrja në Olimpiadë

  • 25 February 2018 - 09:47
Krenari dhe përgjegjësi, pjesëmarrja në Olimpiadë

ALBIN TAHIRI FLET PËR "CNN SPORT" DHE "EUROSPORT" 

Skitari Albin Tahiri, i cili e përfaqë- soi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore 2018 në PyeongChang të Koresë Jugore, për herë të parë në histori, në një intervistë për "CNN" ka treguar se çfarë ndjenje është të jesh sportisti i vetëm që e përfaqë- son një shtet në këto Lojëra. "CNN" shkruan se me papunësinë e madhe te të rinjtë dhe korrupsionin në vend dhe problemet e vazhdueshme me Serbinë, Kosova ka pak arsye për të festuar. Megjithatë, shton se Tahiri i ka dhënë popullit kënaqësi. "Ata janë shumë të interesuar për mua, po më thërrasin vazhdimisht, më shkruajnë, shumë gazetarë. Sapo kam arritur i lodhur nga qendra e ushtrimeve dhe duhet të pushoj, por kam intervista. Edhe nëse nuk ju pëlqen, duhet ta bëni. Më pëlqen që e kanë marrë kaq seriozisht dhe janë krenar", ka thënë ai kurse për mbijetesë Peja, Borea dhe Kerasan Prishtina. Ylli dhe Rahoveci, që ndodhen në vendin 3, përkatësisht 4, kanë dy pikë më shumë se mitrovicasit dhe 'Xehetarët' do të kenë shumë vështirë që të jenë pjesë e katërshes së madhe, edhe pse në pranverë kanë shkëlqyer, kurse në vjeshtë u ballafaquan me shumë probleme. për "CNN Sport".

Nder që garoi për Kosovën

Ai thotë se është nder që garon për Kosovën, por edhe ka stres. Tahiri të enjten mbylli aventurën e tij duke përfunduar të gjitha garat me sukses. Albin Tahiri ka shtuar se pret mikpritje të ngrohtë në Kosovë. "Ishte festë e madhe kur xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi të artën e parë olimpike për Kosovën në Rio. Nuk po marr të artën, por mendoj se do të ketë festë të madhe", është shprehur skitari, i lindur dhe i rritur në Slloveni. Edhe "Eurosport" i ka kushtuar një storie interesante skitarit të Kosovës, i cili është edhe dentist. Në një improvizim në Korenë Jugore, Tahiri tregon se si është të jesh dentist dhe skitar, derisa është i kënaqur që përfaqë- son Kosovën për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore. 

(Kosova Sot)