Gjimshiti: Ishte paraqitje pozitive, humbëm prej dy golave naivë

  • 25 February 2018 - 12:29
Gjimshiti: Ishte paraqitje pozitive, humbëm prej dy golave naivë

Berat Gjimshiti ka vazhduar shkëlqimin e tij në kampionatin italian Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ishte titullar për Beneventon në sfidën ndaj Interit që triumfoi me vështirësi 2-0.

Tek Benevento më i miri në fushë ishte Gjimshiti që u vlerësua për paraqitjen ndaj kampionit të shumëfishtë të Italisë.

E pas ndeshjes mbrojtësi shqiptar ka thënë se kanë pësuar dy gola naivë në këtë takim.

“Kemi pësuar dy gola shumë naivë në këtë ndeshje, nuk ishin nga aksionet e lojës dhe janë episode që duhet t’i shikojmë përsëri pasi na djegin shumë këta dy gola”, ka thënë Gjimshiti.

Mbrojtësi shqiptar thotë se Beneventos iu mohua një penallti.

“Penalltia e Cataldit për mua ishte, por për fat të keq VAR-i nuk e sinjalizoi dhe nuk mund të bëjmë asgjë”.

“Ishte një paraqitje mjaftë pozitive nga ana jonë pasi nuk i lamë hapësira një skuadre si Interi. Ishim të vendosur mirë dhe duhet t’i marrim gjërat pozitive”, u shpreh Gjimshiti.

Në ndeshjen e radhës Benevento do të luaj në shtëpi një ndeshje vendimtare ndaj Veronës.

“Ndeshja ndaj Veronës do të jetë vendimtare për ne. Do të luajmë para tifozëve tanë dhe duhet të fitojmë patjetër”, u shpreh Gjimshiti. 

(Kosova Sot)