Alaba i alarmon gjigantët evropian, kërkon sfidë të re - Sport - Kosova Sot
Alaba i alarmon gjigantët evropian, kërkon sfidë të re

Alaba i alarmon gjigantët evropian, kërkon sfidë të re

David Alaba ka thënë se është duke e menduar hapin e radhës në karrierë dhe një sfide të re larg Bayern Munichut.

Mbrojtësi i majtë i Austrisë e ka kaluar tërë karrierën e tij si sinior te Bayerni, edhe pse shkurtimisht ka luajtur si i huazuar në Hoffenheim gjatë pjesës së dytë të sezonit 2010-11.

Alaba ka kontratë me gjigantin gjerman deri në qershor të vitit 2021 dhe është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në botën e futbollit.

Në një intervistë për gazetën “Kurier”, ai ka thënë se ndihet mirë në Bayern por nuk është që s’e mendon marrjen e një rruge tjetër.

“Jam i vetëdijshëm se ky vendim do të vijë. Ende ndihem rehatshëm këtu, por mund ta imagjinoj marrjen e një rruge tjetër, duke marrë hapin e radhës apo një sfidë të re”, ka theksuar Alaba.

“Por, ky vendim është i hapur. Kam synime për këtë sezon, të cilat duan t’i arrij”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)

22 orë e 39 minuta më parë
21/09/18