Kane e kërcënon Juventusin - Sport - Kosova Sot
Kane e kërcënon Juventusin

Kane e kërcënon Juventusin

Harry Kane e ka paralajmëruar Juventusin se Tottenhami do t’i bëjë presion të lartë dhe do të tentojë të krijojë sa më shumë raste në ndeshjen e së mërkurës mbrëma.

Spurs barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në Torino dhe kështu do ta presin “Zonjën e vjetër” në “Wembley” me dy gola të shënuara si mysafirë. Kane e ka bërë të qartë se bashkëlojtarët e tij nuk do të luajnë për barazim.

“Duhet të tentojmë për ta fituar ndeshjen. E dimë se atyre iu duhet të shënojnë, por ne nuk mund të futemi në këtë ndeshje me mendime negative”, ka thënë Kane.

“Mënyra se si luajmë dhe mënyra se si trajneri na përgatit në çdo ndeshje, bën që ne gjithmonë të jemi agresiv, duke bërë presion tërë kohën dhe duke luajtur futboll sulmues. Kështu luajmë ne. Do të bëjmë përpjekje për ta fituar lojën”, shtoi ai.

(Kosova Sot)

10 orë e 38 minuta më parë
22/06/18