Mourinho me kontratë të çmendur për Botëror, fiton dy milionë euro për katër ditë

  • 06 March 2018 - 19:14
Mourinho me kontratë të çmendur për Botëror, fiton dy milionë euro për katër ditë

Jose Mourinho do të përfitojë dy milionë euro për katër ditë komentim gjatë Kampionatit Botëror Rusia 2018

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë me televizionin rus, RT, për komentimin e ndeshjeve finale të Kupës së Botës.

Sipas Daily Mail, portugezi do të përfitojë 275 mijë euro në ditë për katër ditë komentim.

Mourinho që ishte kërkuar më parë edhe nga televizionet britanike BBC dhe ITV do të qëndrojë vetëm 4 ditë në Rusi dhe do të përfitojë 1.9 milionë euro. Katër ditët në fjalë do të jenë pikërisht 4 ditët e para të finaleve të botërorit, që starton më 14 qershor.

Trajneri portugez do të jetë në dispozicion të televizionit rus edhe për ndeshjen finale, por nëpërmjet një lidhjeje satelitore.

(Kosova Sot)