Largohet nga Juventus, kalon në Inter - Sport - Kosova Sot
Largohet nga Juventus, kalon në Inter

Largohet nga Juventus, kalon në Inter

Mbrojtësi i majtë, Kwadwo Asamoah do të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e Juventusit

Kwadwo Asamoah në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, pasi skadon kontrata e tij aktuale me kampionin e Italisë.

Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës, pasi dëshiron të transferohet te rivali, Inter.

Marrëveshja në mes të dy palëve thuhet se është arritur dhe zyrtarizimi i saj do të bëhet në muajt e ardhshëm.

Asamoah do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të përfitojë nga tre milionë euro në sezon.

(Kosova Sot)

11 orë e 34 minuta më parë
21/06/18