Liverpool kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve - Sport - Kosova Sot
Liverpool kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Liverpool kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Skuadra angleze, Liverpool ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Porton me rezultat të përgjithshëm 5:0

Liverpool ka barazuar 0:0 me Porton në Anfield Road, por ka qenë e mjaftueshme për të kaluar në çerekfinale, fal fitores në ndeshjen e parë me rezultat 5:0.

Ndeshja ishte e barabartë, me të dy skuadrat që kishin rastet e tyre të shënimit, por që në fund dështuan.

Përveç tyre, në çerekfinale ka kaluar edhe Real Madrid, që eliminoi PSG-në me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Nesër zhvillohen dy ndeshjet tjera në Ligën e Kampionëve, ku takohen Manchester City – Basel dhe Tottenham – Juventus.


(Kosova Sot)

22 orë e 58 minuta më parë
20/06/18