Milan – Arsenal, formacionet e mundshme të ndeshjes së parë në Ligën e Evropës - Sport - Kosova Sot
Milan – Arsenal, formacionet e mundshme të ndeshjes së parë në Ligën e Evropës

Milan – Arsenal, formacionet e mundshme të ndeshjes së parë në Ligën e Evropës

Milani dhe Arsenali do të ndeshen sot (e enjte) në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Evropës.

Rossonerët janë nikoqir të Topçinjve në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Evropës, ndeshja e cila do të zhvillohet në San Siro nga ora 19:00.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka ardhur në këtë fazë pas eliminimit me lehtësi të skuadrës bullgare, Ludogorets.

Në anën tjetër, skuadra e Arsene Wengerit ka eliminuar ekipin e vogël suedez të Ostersundit.

Megjithatë, shorti ishte i pafat për të dy skuadrat e mëdha, pasi deshi që këto dyja të takohen në një fazë kaq të hershme në Ligën e Evropës.

Me ndeshjen e cila pritet të jetë një derbi i vërtetë, Gattuso pritet të konfirmoj formacion e përhershëm titullar, ndërsa Wenger me dy ndryshim, njëra në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe tjetri në vijën e parë të sulmit.

Te Arsenali titullar pritet të jenë dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Milan (4-3-3): G.Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodreguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.

Arsenal (4-3-2-1): Ospina; Chambers, Koscielny, Mustafi, Kolasinac; Ramsey, Xhaka, Wilshere; Ozil, Mkhitaryan; Welbeck.

(Kosova Sot)

15 orë e 54 minuta më parë
20/06/18