Klubi kinez ka gati 36 milionë euro në vit për Iniestan

  • 08 March 2018 - 16:16
Klubi kinez ka gati 36 milionë euro në vit për Iniestan

Tianjin Quanjian është gati të bëjë gjithçka që ta bindë Andres Iniestan që të nënshkruajë me ta.

Spanjolli është prodhues i verës që nga viti 2010, ndërsa kompania e tij njihet si ‘Bodega Iniesta de Manchauala’.

Sipas medieve spanjolle, klubi kinez jo vetëm që pranon ta paguajë 35 milionë euro në vit si pagë për lojtarin, por është i gatshëm që t’i blejë edhe 2 milionë shishe verë nga kompania e tij.

E gjithë kjo që në qershor ai të jetë lojtar i Tianjin Quanjian.

Klubi kinez në skuadër ka lojtarë si Anthony Modeste, Alexandre Pato dhe Axel Witsel.

Trajner është portugezi Paulo Sousa.

Por për Iniestan nuk ka oferta vetëm nga Kina, pasi që ai kërkohet edhe nga Manchester City i Pep Guardiolas.

Por The Sun shkruan se historia e blerjes së verave, mund t’i mposht të gjithë. 

Image

 

(Kosova Sot)