Mario Balotelli mund të kthehet në kombëtaren italiane

  • 08 March 2018 - 17:48
Mario Balotelli mund të kthehet në kombëtaren italiane

Është raportuar se Luigi Di Biagio t’i ketë telefonuar Mario Balotellit dhe i ka konfirmuar se ka mundësi që do ta ftoj për ndeshjet miqësore të Italisë.

Sulmuesi i Nices nuk ka luajtur për vendin që nga Kampionati Botëror i viti 2014, por forma e shkëlqyer në Francë ka shkaktuar spekulime se do të rikthehet.

Tani, “Gazzetta dello Sport” po raporton se trajneri italian i ka thënë Super Marios të jetë i gatshëm për miqësoret me Argjentinën dhe Anglinë.

Kjo nuk do të thotë se Balotelli do të jetë me siguri në skuadër, por këto janë indikacione që lojtari mund ta vesh sërish fanellën italiane.

Theksojmë se Balotelli ka shënuar 22 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për skuadrën franceze të Nices.

Ndryshe, 27-vjeçari vlen të theksohet se deri më tani ka pasur 33 paraqitje për italianët dhe ka shënuar 13 gola. 

(Kosova Sot)