Sulmuesi i Bayern Munich lë të kuptohet se do të largohet nga klubi në ta ardhmen

  • 09 March 2018 - 09:18
Sulmuesi i Bayern Munich lë të kuptohet se do të largohet nga klubi në ta ardhmen

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, ka thënë se nuk mund të garantojë se do ta kalojë pjesën e mbetur të karrierës në klub, edhe pse insiston se është i lumtur në “Allianz Arena”.

Përfaqësuesi gjerman është lidhur ngushtë me një kalim te Manchester United në të kaluarën e afërt.

Edhe pse nuk ka plane të largohet në të tashmen, ai e pranon se rrethanat mund të ndryshojnë.

“Është vështirë ta shohësh të ardhmen në tri apo katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai për Sport1.

“Gjërat po shkojnë mirë, pse duhet të dëshiroj të largohem? Por, prapëseprapë nuk dihet se çka mund të ndodhë në vitet e ardhshme”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)