Milito: Golat e Icardit do ta kthejnë Interin në Ligën e Kampionëve

  • 09 March 2018 - 13:32
Milito: Golat e Icardit do ta kthejnë Interin në Ligën e Kampionëve

Diego Milito beson se golat e Mauro Icardit do të kthejnë Interin përsëri në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Interi nuk është kualifikuar për Ligën e Kampionëve që nga viti 2011, kur Milito ishte ende ‘9-shi’ i tyre, por argjentinasi është i bindur se Icardi do të marrë vendin e tij dhe do ta kthej lavdinë evropiane për Nerazzurët.

“Këto ngjyra janë brenda meje. Së bashku me shokët e skuadrës, unë kam qenë në gjendje të shkruaj historinë dhe të arrij gjithçka që një lojtar ëndërron”, ka thënë fillimisht Milito për Gazzetta dello Sport.

“E di që jam në zemrat e tifozëve, dhe ata gjithmonë do të jenë në mendjen time”.

“Icardi? Mauro ka bërë shumë për ekipin dhe me golat e tij, jam i sigurt se do të kthehemi në Ligën e Kampionëve”.

“Shtatë vjet pa LK? Unë nuk dua të mendoj për këtë. Rikthimi aty është shumë i rëndësishëm. Do të ishte si të fitosh Scudetton”.“Do të jetë një luftë me dy klubet romake. Ne kemi avantazhin që ne nuk jemi në ndonjë garë tjetër”.“Është e vërtetë se ato mund t’u japin entuziazëm, por ata harxhojnë edhe aq shumë energji”, përfundoi legjenda argjentinase. 

(Kosova Sot)