Agjenti Raiola në kërkim të një klubi të ri për Pogban

  • 18 March 2018 - 10:45
Agjenti Raiola në kërkim të një klubi të ri për Pogban

Mino Raiola është në kërkim të një klubi të ri për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, raporton The Mirror.

Ky qëndrim i Raiolas e ka zemëruar trajnerin e United, Jose Mourinho, por portugezi i ka disa lojtarë në skuadër të cilët përfaqësohen nga super agjenti.

Pogba, sipas mediumit anglez, është i gatshëm të shpëtojë i pa prekur nga kjo situatë me gjigantin e Premierligës. 

(Kosova Sot)