PSG lidhet me Alex Sandron, bëhet favorit për transferimin e tij

  • 18 March 2018 - 13:23
PSG lidhet me Alex Sandron, bëhet favorit për transferimin e tij

Paris Saint-Germain është klubi më i fundit që lidhet me një transferim gjatë verës për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro.

Mbrojtësi brazilian, i cili ka fituar dy tituj të Serie A dhe dy herë Kupën e Italisë që nga ardhja e tij nga Porto në vitin 2015, ka parë ngritjen e çmimit të tij në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar.

Skuadra të mëdha si Chelsea, Manchester Unitedi dhe Real Madridi thuhet të jenë të interesuar në sigurimin e nënshkrimit të 27-vjeçarit në një marrëveshje transferimi pas përfundimit të sezonit.

Megjithatë, gazeta italiane Tuttosport pretendon se skuadra franceze, PSG, tani është në krye të listës për reprezentuesin e Brazilit.

Sipas të përditshmes italiane, marrëdhëniet pozitive të Sandros me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique, mund të jenë të rëndësishme, pasi dyshja ka punuar më parë gjatë kohës së tyre në Portugali.

Juventusi thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh për Sandron verën e kaluar, por një ofertë edhe më e madhe do të mund të ishte në garë këtë herë.

Ashtu si mbrojtësin, PSG gjithashtu raportohet se po shqyrton një lëvizje për të rrëmbyer edhe trajnerin Massimiliano Allegri nga Bianconerët.

Trajneri aktual i skuadrës nga Parc-des-Princes, Unai Emery, është i sigurt se do të largohet në fund të sezonit pasi ekipi i tij u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi në fazën e parë të eliminimit direkt. 

(Kosova Sot)