Ronaldo “bast” se do e kalon Messin me gola në La Liga

  • 19 March 2018 - 18:34
Ronaldo “bast” se do e kalon Messin me gola në La Liga

Cristiano Ronaldo ka lidhur një “bast” pak të pabesueshëm me shokët e tij të skuadrës pasi që ka thënë se ai do të shënoi gola më shumë se Messi në këtë sezon

Edhe pse Messi ishte 11 gola para Ronaldos deri me tani, sulmuesi i “Los Blancos”, beson se do e kalojë Messin.

Ky vetbesim i tij vjen pasi ai e kompletoi pokerin kundër Gironas të dielën, e cila ndeshje përfundoi me rezultat 6-3.

Ronaldo tani ka 22 gola në La liga, tri më pak se Messi.

Nëse kthehemi në fillim të nëntorit Messi udhëhiqte më rezultat 12-1 në garën për Këpucën e Artë me Ronaldon.

CR7 pati paraqitje të mahnitshme në të gjitha garat në sezonin e dytë duke shënuar vazhdimisht. Ronaldo kishte shënuar në 8 ndeshje duke shënuar 18 gola në të gjitha garat, 9 në La Liga.

(Kosova Sot)